Minatori humbi jetën në Bulqizë, flet gruaja e 47-vjeçarit: Kemi 3 vajza, njërën e kam të sëmurë!

Minatori humbi jetën në Bulqizë, flet gruaja…

Minatori Fiqiri Karaj humbi jetën tragjikisht teksa po punonte në një minierë kromi.

Mësohet se 47-vjeçari ka lënë jetime 3 vajza, njëra prej të cilave është e sëmurë.

Gruaja e tij, Fatbardha Karaj ka thënë se ato nuk kishin asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës që siguronte 47-vjeçari.

Në një intervistë për Report Tv,

Fatbardha Karaj tha se për lajmin e hidhur e kishte telefonuar kunata, ndërkohë që shtoi se bashkëshorti i saj nuk ishte ankuar ndonjëherë se ka kushte të vështira në punë.

‘Një vit e ca. Ka pas punuar në Krastë, atje e mbylli se nuk paguheshin. Kam tre goca, nuk kemi asnjë të ardhur, kam një gocë të sëmurë, me probleme çdo dy muaj shkoj në Tiranë. Kërkoj çfarë të jetë e mundur. Shtëpi nuk kam, asgjë nuk kam. Më mori kunata në telefon ajo më gënjeu më tha kam fëmijën e sëmurë dhe unë e mora dhe një herë dhe më thanë pastaj ka vdek burri. Kaq! Nuk thoshte që është vështirë shumë, nuk ankohej asnjëherë. Ka shumë vite që ka punuar. U mundua të futet tek shtetërori dhe nuk u bë gjë dhe u fut tek privati prap”,- tha ajo.

Ndërkohë Margjela Mera një e afërme e familjes tha se ai kishte dy muaj që nuk kishte marrë rrogën.

‘Ma fukara mo nuk ka ku me shku. Nuk ka tre cuca pa asnjë lloj të ardhmja. Jo asnjë lloj të ardhmja, dhe lekët nuk i ka pas marrë akoma tek ky pronari. Prej dy muajsh. Nuk di çfarë të thuash. Njërën e ka të fejuar, tjetrën e ka të sëmurë dhe ka dhe një të vogël’,- tha Mera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit