Minatori u nxorr i pajetë pas 5 ditësh/ Prokuroria heton vdekjen e Plakut, arrestohet inxhinieri teknik dhe përgjegjësi i galerisë

Minatori u nxorr i pajetë pas 5…

Pas ngjarjes tragjike në minierën e Bulqizës ku nga rënia e masivit shkëmbor mbeti i bllokuar dhe i vdekur në vend minatori Muharrem Plaku, policia e qytetit ka shoqëruar në komisariat Inxhinierin teknik, Veli Losha si dhe përgjegjësin e punimeve të galerisë Saba Hasani. Tragjedia bëri që prokuroria të vihet në lëvizje dhe të nis hetimet për ngjarjen ku ndërroi jetë minatori 61-vjeçar.Minatori i cili u gjet i vdekur pas 5 ditësh kërkime në një nga galeritë private të kromit në Bulqizë është dërguar pranë familjarëve të tij për të kryer ceremoninë mortore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit