Minibusi ra në humnerë në Gramsh, ky është i riu që ndërroi jetë

Minibusi ra në humnerë në Gramsh, ky…

Një tjetër person ka humbur jetën dhe 9 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Gramsh, si pasojë e një aksidenti të rëndë, ku një minibus me pasagjerë humbi kontrollin dhe ka rënë në përrua, në afërsi të fshatit Bregas.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të minibusit nga shoferi. Sipas dëshmive të të plagosurve shoferi ka qenë duke përdorur telefonin në momentin që ka humbur drejtimin e minibusit dhe ka rënë në humnerë. Minibusi është dëmtuar plotësisht pasi ka rënë nga 17 metra lartësi.

Ky është Ledian Lami 30 vjeç i cili ka mbetur i vdekur në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në Gramsh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit