Ministrat e paaftë ‘u japin zgjidhje’ emigranteve: Kthehuni në shtëpi!

Ministrat e paaftë ‘u japin zgjidhje’ emigranteve:…

Autoritetet shqiptare vijinë të tregojnë se janë të pafuqishme për të zgjidhur problemin e udhëtarëve, shumë prej të cilëve, prej ditësh tashmë, presin të kalojnë kufirin në Kapshticë, për të shkuar në Greqi.

Në një reagim këtë të Shtunë, Minstrja e Mbojtjes, Olta Xhaçka u bëri apel qytetarëve që presin në radhë të kthehen në banesa dhe të mos vijojnë të presin në radhë. 

“Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur. Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e tyre, deri në normalizimin e situatës”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se, “me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Polícía e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtatshëm, ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit, pa orë të stërzgjatura pritjeje”.

Paaftësinë për të zgjidhur problemin e emigranteve, e dëshmoi dhe kryeministri Edi Rama. Në një postim më herët gjatë ditës, Rama u shpreh: “Çfarë mund të bëjmë ne, qeveria dhe shteti shqiptar në këto kushte, kur e përsëris, ky është një rregull i përgjithshëm i shtetit grek, që prek edhe vetë grekët që kthehen në Greqi”!

Ndërkohë, është tènsionuar situata në Kakavijë, teksa emigrantët e bllokuar në pikën kufitare kanë bllokuar rrugën dhe kanë nisur pròtestèn, pas vendimit të polícisë greke për të mbyllur portën e kalimit nga toka neutral në tokën greke.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit