Ministrat e Ramës me superfuqi për të ndikuar te moti/ Çuçi: Do kujdesem që nesër të keni diell mesdhetar

Ministrat e Ramës me superfuqi për të…

Ministrat e kabinetit të qeverisë “Rama” duket se kanë fuqi për të ndikuar edhe tek moti. Të paktën kështu pretendojnë ata me deklaratat e tyre. Kujtojmë se  një vit më parë Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka bërë një tjetër gafë t gjatë fjalës në panelin e Kongresit të PS-së në tendat me të rinjtë.

 Ajo kërkoi ndjese për diellin e tepruar. “Do falënderoj shumë panelistët dhe ndjesë për diellin e tepruar po ia keni dalë më së miri… Besoj se të rinjtë sot kanë mësuar disa gjëra të reja”, deklaroi ajo.

Sikur po shprehte ndjesë që të pranishmit po përcëlloheshin në diell dhe ministrja kishte në dorë ta ndryshonte këtë fakt.

Kjo gafë e saj u bë virale në media. Ndërkohë tani pas një viti na çudit me deklaratën e tij për superfuqitë natyrore ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi..

Ai ka qenë i pranishëm sot në një takim me drejtorët e policisë të kryeqyteteve evropiane, ku ka bërë edhe një deklaratë qesharake, në lidhje me diellin në Tiranë.

Në mbyllje të takimit, Çuçi ju premtoi të pranishmëve që gjatë ditës së nesërme do të kujdesej që të shijonin diellin mesdhetar të Tiranës

“Shpresoj që të keni mjaftueshëm kohë për të vizituar dhe shijuar Tiranën, e cila ju mirëpret në të gjitha dimensionet e saj. Do kujdesem që nesër të keni edhe diell mesdhetar për ta shijuar më tepër”, tha Çuçi.

 Me sa duket  ministrat paskan aftësi për të caktuar kushtet e motit.

Shiko videon (minuta 34:48):

https://www.facebook.com/watch/?v=2474339139396660

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit