Ministret shpërthejnë në të qeshura në Parlament teksa flitet për kriminalitetin në Shqipëri

Ministret shpërthejnë në të qeshura në Parlament…

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me të qeshura nga ana e kabinetit qeveritar. Kjo pikërisht në momentin kur deputeti i PD Ervin Salianji po replikonte me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për shkallën e kriminalitetit në vend.

Teksa Salianji vijonte replikat nga vendi me Çuçin që ndodhej në foltore, pas tij ministret kanë shpërthyer në të qeshura.

Ogerta Manastirliu, ministrja e shëndetësisë në të majtë, Olta Xhaçka ministrja e Jashtme në mes dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë anash janë parë duke qeshur me një batutë.

Të qeshurat mes tyre nuk janë shkaktuar nga debati në Kuvend pasi Çuçi po fliste për numrin e të vdekurve në atentatet kriminale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit