“Ministret shquhen për të bërë kilometra”, Spiropali i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë demokratit

“Ministret shquhen për të bërë kilometra”, Spiropali…


Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka replikuar ashpër me deputetin demokrat Dashnor Sula sa i përket standardit të jetesës së ministreve dhe udhëtimeve të kreut të Qeverisë Rama.

“Shquheni për të bërë kilometra. Kryeministri jonë i ka bërë kilometrat me charter. Këto janë të vërteta. Ky është lluksi. Ka dhe zonja të nderuara në qeveri dhe jo të korruptuara. Ka dhe deputetë me integritet. Ka dhe deputetë që kanë zonat e tyre të parajsës. Unë fola me shifra. Për të bërë paradë mode unë nuk di ta bëj paradën e modës”, tha ai.

Ministrja Spiropali nuk e anashkaloi deklaratën e demokratit por zgjodhi t’i përgjigjet sapo ju dha mundësia, duke mos kursyer edhe kritikat ndaj tij.

“Të thuash ministret bëjnë paradë mode është stereotipizim gjinor. Përdorimi i gjuhës sjell edhe çështje të tjera. Shembuj të tillë le t’i shmangim. Çështjet e punës, duhet ta dini që këto gra këtu mbajnë peshën më të madhe të qeverisjes së vendit. Sa për udhëtimet e kryeministrit, sigurisht që do udhëtojë kryeministri se ka për të marrë çmime. Të jeni të sigurt që kilometrat që ne bëjmë në tokë, det apo ajër janë për t’i shërbyer këtij vendi. Për model e për flokë e për xhel e të tjera ju dihet kë keni”, u shpreh ministrja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit