Ministri britanik dha dorëheqjen sepse nuk përballonte rritjen e kostove të hipotekës me pagën 120,000 £

Ministri britanik dha dorëheqjen sepse nuk përballonte…

Një deputet që dha dorëheqjen nga qeveria vitin e kaluar ka thënë se këtë veprim e bëri sepse nuk mund të përballonte rritjen e pagesave të hipotekës me pagën e tij ministrore prej 120,000 £. George Freeman tha se një rritje nga 800 £ në 2,000 £ në pagesat e tij të hipotekës ishte një nga arsyet pse ai dha dorëheqjen gjatë riorganizimit të kabinetit në nëntor.

Deputeti, roli më i fundit i të cilit ishte ministri i shkencës, citoi shifrat javën e kaluar në një postim në blogun e Substack, “Një nga arsyet, ishte sepse hipoteka ime rritet këtë muaj nga 800 për qind në 2000 paund, të cilat thjesht nuk mund ta përballoja ta paguaja me një pagë ministrore”, tha ai.

Freeman ishtë deputet që nga 2010 dhe merrte një rrogë prej 118.300 paundësh. Shpenzimet financiare të tij u shtuan pas divorcit me gruan, një avokate nga e cila u nda në 2014-ën. Ai paguan shpenzimet e mirëmbajtjes për dy fëmijët e tij si edhe shpenzimet e tyre të edukimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit