Ministri britanik: Në fillim të pandemisë qytetarëve mund tu duhej të vrisnin macet shtëpiake!

Ministri britanik: Në fillim të pandemisë qytetarëve…

Fillimi i pandemisë së covid ishte i shoqëruar me një sërë enigmash. Nuk e dinim se çfarë e shkaktoi virusin, si transmetohej, sa rëndë mund të bëhej një person që prekej. 

Në këtë kuadër ministrat në Mbretërinë e Bashkuar për një moment menduan që të jepnin urdhrin në të gjjthë vendin që të vriteshin të gjitha macet shtëpiake nga frika se mund të përhapnin covidin. 

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Shëndetësisë, Lord Bethell, i cili tha: “Ajo që nuk duhet të harrojmë është se sa pak dinim për këtë sëmundje. Kishte një moment që ishim shumë të paqartë nëse kafshët shtëpiake mund ta transmetonin sëmundjen.

Në një moment lindi një ide që mund të na duhej t’i kërkonim qytetarëve të shfarosnin të gjitha macet shtëpiake në Britani. A mund ta imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse do ta bënim këtë? Por sërish në atë moment kishte pak prova rreth kësaj, kështu që duhej të hetohej”. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit