Ministri gjerman: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut, Beogradi të sanksionojë Rusinë

Ministri gjerman: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen…

“Kosova dhe Serbia duhet t’i rikthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga BE”. Ky ka qenë apeli i ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, pas takimit që zhvilloi këtë të mërkurë në Beograd me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Duke komentuar vendimin për ndalimin e dinarit serb për pagesa në Kosovë, ministri gjerman tha se zbatimi i vendit duhet të jetë i organizuar dhe të mos cënojë të drejtat e askujt, duke kërkuar një periudhë tranzicioni për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. “Nuk është në interesin e askujt që raportet të tensionohen edhe më tej”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes.

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh që euro të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb. Kosova ka thënë se zbatimi i rregullores të BQK-së për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një periudhe të tranzicionit gjatë muajit shkurt.

Pistorius tha se gjatë takimit me Vuçiçin ka diskutuar lidhur me atë që Serbia të mos mbështesë tendencat secesioniste në Bosnje e Hercegocvinë dhe të mbështesë integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.

Zyrtari i lartë gjerman sërish i bëri thirrje Serbisë që të miratojë sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. I pyetur për ndikimin rus, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se ndikimi ekonomik i Rusisë në Serbi është shumë më i vogël sesa i Gjermanisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit