Ministri i Brendshëm shkrep një resme me fansat në Himarë

Ministri i Brendshëm shkrep një resme me…

Në një lëvizje surprizë që ka lënë pa punë influencerët shqiptarë, Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari postoi një foto nga një lokal në bregdet, ku në qendër të vëmendjes nuk ishin as Skënder Hita e as Vangjel Tavo.

Nuk dihet nëse zyrtarët e lartë janë shndërruar në zyrtarë-influencerë apo thjesht po përpiqen të përshtaten me gjeneratën e re, por një gjë është e sigurt… kjo foto e ministrit të Brendshëm me qytetarët famsa është bërë virale më shpejt se çdo operacion anti-drogë.

Dhe pastaj vini në dyshim se pse Policia e Shtetit nuk arreston zbrazësit e TT nëpër jahtet e Palasës… përgjigjen e ka dhënë vetë ministri… janë shumë të tënë duke zgjedhur filtrin e fotos që do postojnë në socials…

Fama është e vështirë për t’u menaxhuar… E kur menduam se periudhës së propagandës së Veliajt me foto në rrjetet sociale me çdo qënie që frymon i erdhi fundi, nuk të lënë radhë kolegët që shtohen si kërpudha…

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit