Ministri i jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve s’është përfundim i negociatave për Shqipërinë!

Ministri i jashtëm gjerman: Hapja e grupkapitujve…

Berlini vijon të mos japë një qëndrim të drejtpërdrejtë për protestat që po zhvillohen në Shqipëri. I pyetur nga DW për këtë çështje, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul zgjodhi të fokusohej te perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe kushtet që duhet të përmbushë vendi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai deklaroi se Gjermania mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, por anëtarësimi mund të realizohet vetëm në varësi të përparimit në përafrimin me acquis-in e BE-së, pra me tërësinë e ligjeve dhe standardeve evropiane.

Wadephul theksoi se hapja e grupkapitujve të negociatave me Shqipërinë është një hap i rëndësishëm, por nuk nënkupton përfundimin e procesit. “Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se ata janë mbyllur”, u shpreh ministri gjerman, duke shtuar se vlerësimi përfundimtar do të bëhet nga Komisioni Evropian dhe se qeveria gjermane do të mbajë qëndrim kur të ketë rezultate konkrete. Edhe homologu i tij slloven, Tone Kajzer, tha se Sllovenia dhe Gjermania mbështesin zgjerimin e BE-së, por vetëm mbi bazën e progresit dhe përmbushjes së kritereve të anëtarësimit.

Sa i përket samitit të ardhshëm të NATO-s në Shqipëri, Wadephul nuk kundërshtoi mundësinë që vendi të jetë pritës, por tha se vendimi për datën dhe organizimin i takon Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ai u shpreh se Gjermania është e hapur për këtë çështje dhe se ritmi i samiteve të NATO-s nuk ka qenë gjithmonë vjetor, duke theksuar se vendimi do të varet edhe nga situata e sigurisë brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit