Ministri i jashtëm grek në Kosovë/ Do të takohet me zyrtarët e lartë, ja çfarë pritet të diskutojë

Ministri i jashtëm grek në Kosovë/ Do…

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ditën e stome do të vizitojë Kosovën. Gjatë vizitës së tij, Dendias pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit, përkatësisht presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas informacioneve të siguruara në qendër të bisedimeve do të jetë dialogu me Serbinë dhe rrugëtimi europian i Kosovës.

Dendias ka vizituar Kosovën edhe më 9 tetor të vitit 2020 ku është shprehur se njohja se Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka zyrën e tij në Prishtinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit