Në muajin e tij të parë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Ermal Nufi premtoi reforma dhe transparencë. Megjithatë, lëvizjet e para administrative kanë ngritur pikëpyetje në opinionin publik, duke vënë përballë komoditetin e zyrës së ministrit dhe menaxhimin e fondeve strategjike me paratë e popullit.
Duket se ish-shefi i kabinetit të Baëlulut ka nisur të arredojë zyrën me paratë e popullit. Me kërkesa specifike moderne për perde e tenda në zyrën e tij e të sekretares.
Ministri i Mbrojtjes zhvilloi më 17 korrik një tender me objekt “Blerje tendash të brendshme rolo-perde dritaresh kundër diellit”. Perde të bardha dhe gri për gjashtë dritare për zyrën e ministrit dhe të sekretares.
Screenshot
Ky dhe disa tendera të tjerë arredimi të kësak ministrie kanë krijuar një kontrast të fortë me retorikën e ministrit për kursime, eficiencë dhe reforma strukturore.
Kritika më e madhe e ngritur nga dokumentacioni nuk qëndron te vlera e vogël e perdeve, por te disproporcioni me kontratat madhore që ministria po menaxhon paralelisht. Ministria e Mbrojtjes ka firmosur një marrëveshje me vlerë rreth 12 milionë euro për furnizim me mjete dhe pajisje ushtarake. Kompania Timak Defence, në pronësi të biznesmenit izraelit Ron Yeffet është shpallur fituese.
Timak Defence është partnere e kompanisë shtetërore “KAYO”, e cila kontrollohet drejtpërdrejt nga vetë Ministria e Mbrojtjes. Kjo lidhje ngre shqetësime mbi transparencën dhe ndarjen e qartë mes sektorit publik dhe atij privat në mbrojtje.