Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga…

Pasi ministri i shëndetësisë, Klodian Allajbeu, u kërkonte qytetarëve të mbushnin boshllëqet e buxhetit duke hapur “GoFundMe” për jetët e tyre, jemi dëshmitarë të një faze të re të “bamirësisë” së detyruar. Kemi kaluar nga kërkesat për donacione nga populli, te kërkesat e “donacioneve” që vijnë nga vartësit dhe klientela e skllavopronarit Allajbeu.

Madje, vetë QSUT ka dalë hapur me një shpallje zyrtare ku kërkon “donacione” për pajisje IT (281 kompjutera, 210 printera, 3 fotokopje) dhe një listë të gjatë aparaturash mjekësore: 15 respiratorë, 6 laringoskopë, 6 defibrilatorë, 1 brakiterapi, 5 monitorë pacienti, 5 elektrobisturi, 2 kulla endoskopie/kolonoskopie, 50 shiringa elektrike, 1 video laringoskop, 5 EKG, 2 EEG, 2 mikroskopë kirurgjikalë, 3 prova ushtrimore, 2 holter ritmi dhe 2 holter presioni.

Por, mos u gënjeni: këto dhurime janë thjesht një kurth për t’ua futur taksapaguesve.

Skema është e thjeshtë, por mbytëse. Sapo kompanitë e vartësve të Allajbeut “dhurojnë” një pajisje mjekësore, QSUT bëhet “pronare” e një problemi. Në momentin që pranon këtë dhuratë, institucioni lidhet pazgjidhshmërisht me dhuruesin për shkak të specifikave teknike.

Si funksionon ky zinxhir:

  • Pajisjet e dhuruara kërkojnë mirëmbajtje periodike, pjesë këmbimi, përditësime softuerike dhe servisim të autorizuar.
  • Këto shërbime specifike mund të kryhen vetëm nga kompania prodhuese ose distributorët e saj të autorizuar, duke eliminuar çdo mundësi për konkurrencë reale.
  • Kjo e detyron QSUT të shpallë tenderë për mirëmbajtje “Full Risk” ku fituesi është tashmë i paracaktuar, pasi vetëm “dhuruesi” zotëron licencat e nevojshme për ta kryer punën.
  • Në afat të gjatë, kostot për mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve “falas” mund të arrijnë ose edhe të tejkalojnë vlerën e blerjes së vetë aparaturës, duke siguruar fitime të garantuara për vartësit e Allajbeut.

Kjo tabelë është “varri” i transparencës në QSUT. Në pamje të parë, donacioni duket si një akt human, por në realitet është një kurth financiar i ngritur për të zhvatur miliona nga buxheti i shtetit.

FAZA 1: “Dhuratat” që hapin derën (Pajisje Mjekësore)

Këtu nis mashtrimi. Kompanitë hyjnë në QSUT nën petkun e “bamirësit”, duke instaluar pajisje që do t’i kushtojnë taksapaguesit shumë më shtrenjtë në të ardhmen:

  • Health & Light SHPK (Ridi Cipo): Ka instaluar pajisje mjekësore Philips (Loti 53) me vlerë 36,783,240 lekë.
  • Montal SHPK (Skënder Lufi): Ka instaluar Ekokardiografi me vlerë 21,270,000 lekë.
  • Biometric Albania SHPK (Artur Kadareja): Ka instaluar pajisje anestetike dhe të frymëmarrjes me vlerë 5,870,000 lekë.

FAZA 2: Fatura e përjetshme (Kontratat “Full Risk”)

Sapo pajisja është instaluar, “bamirësia” merr fund dhe fillon zhvatja. Vartësit e Allajbeut marrin kontrata “Full Risk” ku çmimi nuk ka fund:

  • Montal SHPK (Skënder Lufi): Ka siguruar plot 47,902,600 lekë nga kontratat për CT Skaner (22,265,000 lekë) dhe pajisje të tjera GE (25,637,600 lekë).
  • SAER Medical SHPK (Ridi Cipo): Ka kapur 15,209,999 lekë vetëm për mirëmbajtjen e pajisjeve Mediso.
  • Health & Light SHPK (Ridi Cipo): Ka siguruar 4,168,000 lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve Philips.
  • MEDFAU SHPK (Shkëlqim Verdha): Ka arkëtuar 3,390,000 lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve Siemens.

Kjo tabelë dëshmon se si “dhuratat” e vartësve të Allajbeut shndërrohen në kontrata të majme, ku kostot e mirëmbajtjes në afat të gjatë mund të tejkalojnë edhe vlerën e vetë pajisjes së dhuruar. Ky nuk është thjesht një pazar, por një mekanizëm ku “falas” bëhet barra më e shtrenjtë për taksapaguesin shqiptar.

Këto “dhurata” simbolike janë surpriza që vartësja e preferuar, Evis Sala, ia bën mjeshtrit të saj, skllavopronarit Klodian Allajbeu, për t’i mbushur xhepat, ndërkohë që popullit i kërkohet të hapë GoFundMe për të mbijetuar. Në shëndetësinë e Allajbeut dhe Salës, asgjë nuk është falas. Skllavopronari vetëm pasurohet nga të gjitha anët, ndërsa “dhurata” e radhës do të jetë thjesht një tjetër faturë e kripur që do ta paguajë qytetari i thjeshtë me taksat e tij.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit