Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, lë nënat me foshnje të porsalindura pa kondicionerë te spitali i tij privat, Hygeia

Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, lë nënat…

Duket se bëmat e ministrit nuk paskan fund dhe vijnë rresht, njëra pas tjetrës. Nga vjedhjet e popullit me “GoFundMe”, tenderat e vazhdueshëm, koncesionet, e tani, pasi i zbythi njerëzit me forcë nga spitalet shtetërore për t’i drejtuar drejt spitaleve të tij private (Amerikanët dhe Hygeia), për t’i rrjepur edhe më shumë, të paktën, minimalisht, do të pritej që t’u ofronte kushtet e duhura e dinjitoze.

Meqenëse tani po paguajnë “qimet e kokës” për të marrë ato shërbime që nuk ua ofron në shtet, oligarku duket se nuk ngopet. Lekët nën dyshek nuk i bëjnë rehati akoma.

Përveçse zhvatës në kurriz të popullit, oligarku është edhe kërnac: sipas denoncimit që ka ardhur, ai lë nënat me foshnje të porsalindura pa kondicioner gjatë natës, në këto ditë të nxehta. Mesa duket, kondicionerët prishen po të punojnë natën në spitalin e tij. Shumë dorështrënguar oligarku ynë kur bëhet fjalë për shpenzimet e jetës së qytetarëve, por kur vjen puna te pagesat e kripura, kërkesa bëhet pa asnjë vonesë.

Nënat kërkojnë që kjo situatë të verifikohet dhe të merren masa urgjente, sepse bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien e nënave dhe të porsalindurve, të cilët nuk mund të “piqen” në dhomat e një spitali privat për shkak të kursimeve të ministrit.

MESAZHI I QYTETARES:

“Përshëndetje JOQ,

Dua të denoncoj një situatë që po ndodh në maternitetin e Spitalit Hygeia. Gjatë natës, kondicionerët fiken dhe nënat me bebat e porsalindur lihen në vapë. Personeli u thotë se ‘vetëm natën prishen kondicionerët’, gjë që ngre shumë pikëpyetje.

Ne paguajmë shuma të konsiderueshme për një spital privat, pikërisht për të pasur kushte dhe shërbim dinjitoz. Lekët kërkohen pa asnjë vonesë, por kur vjen puna te kushtet bazë, nënat dhe foshnjat lihen në temperatura të papranueshme.

Kërkojmë që kjo situatë të verifikohet dhe të merren masa, sepse bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien e nënave dhe të porsalindurve.

Faleminderit!”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit