Ministri i Shëndetësisë Klodian Allajbeu dhe kukulla e tij Evis Sala po heqin mjekë nga spitalet publike

Ministri i Shëndetësisë Klodian Allajbeu dhe kukulla…

“Ministri Shëndetësisë” Klodian Allajbeu dhe kukulla e tij Evis Sala po drejtojnë së bashku një lojë që po shkatërron shëndetësinë publike për të favorizuar interesat private.

Burime të brendshme denoncojnë se vendimet e rëndësishme të ministrisë kalojnë fillimisht nga Allajbeu dhe “zarja” e tij Sala. Rezultati? Reduktime masive të stafit mjekësor dhe orientim i qartë i pacientëve drejt sektorit privat.

Detaji konkret që ka ngritur zërin: Më datë 19.06.2026, Evis Sala ka firmosur urdhrin për reduktimin e mjekëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 10 në Tiranë – nga 43 në 37. Urdhri mban vulën e “ministrit” Klodian Allajbeut.

Kur “ministri” dhe kukulla e tij punojnë “në ekip”, duket sikur po bëjnë biznes familjar me shëndetësinë publike. Sa më pak mjekë në spitale publike, aq më shumë klientë për klinikat private.

Qytetari i zakonshëm ha radhë dhe ilaçe pa mjek, ndërsa biznesi i lidhur qesh deri në vesh. Reformë apo biznes familjar?

Kjo situatë po krijon një sistem dy-klasësh: një shëndetësi publike të dobësuar për shumicën dhe një treg të artë për ata që kanë lidhje dhe para.

Pyetja që të gjithë po e bëjnë:
Derisa Allajbeu dhe zarja e tij Evis Sala po “optimizojnë” sistemin, kush po mendon për pacientin e thjeshtë që nuk ka zgjidhje tjetër veç shëndetësisë publike?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit