Pasi i përthithën paratë dhe e lanë të dergjej korridoreve të spitaleve të vendit kur kishte nevojë për shërbim shëndetësor, popullit shqiptar do t’i duhet ta bëjë zemrën gur edhe njëherë për ministrin e Shëndetësisë Klodian Allajbeun…
Në një skenar të trishtë… ky i fundit ka arritur të paguajë disa media me qindarkat e fundit që i kanë mbetur nga koncesioni i Hemodializës, t’i bëjë me dije popullit se ka dalë me humbje dhe se ka nevojë për mbështetje…
Në raportin e dhënë ekskluzivisht mediave që ka paguar me paratë e popullit, koncedionari luan lypësin dhe thotë se ka dalë me humbje.
Kompania koncesionare Dia Vita (në pronësi indirekte të Klodjan Allajbeut) e mbylli dekadën e kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë me një performancë financiare që sfidon logjikën e tregut, pasi ka arkëtuar rreth 90 MILIONË € nga buxheti i shtetit për 10 vjet, ka deklaruar zyrtarisht një humbje prej 132 MIJË € për vitin e fundit, 2025.
Analiza e shifrave zyrtare të vetë kompanisë të dorëzuara në QKB tregon disproporcionin mes përfitimeve të garantuara dhe realitetit të shërbimit të lënë pas.
Për një shërbim të shtrirë vetëm në disa spitale rajonale (Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë, Elbasan) dhe që la jashtë trajtimit një pjesë të konsiderueshme të pacientëve me nevoja të rënda, koncensionari ka siguruar mesatarisht rreth 9 milionë euro në vit (për vitin 2025 të ardhurat arritën afërsisht 9.5 milionë euro).
Rritja e bilancit negativ nuk erdhi nga rënia e të ardhurave, të cilat në fakt u rritën nga 900 milionë lekë në 937 milionë lekë, por nga rritja e kostove të brendshme, pasi shpenzimet e personelit u rritën me 8.2%.
Sipas auditimit zyrtar të KLSH, shteti ka paguar për seanca dialize që nuk janë kryer kurrë, duke i futur në xhep ministrit të Shëndetësisë de facto para publike pa asnjë sherbim të ofruar. Kjo sepse kompania e Allajbeut ka raportuar seanca të bazuara jo tek shërbimet reale, por te “projektime”, një manovër që i ka sjellë kompanisë të ardhura ekstra nga parate e taksapaguesve.
Auditimi ekspozon edhe më tej mangësi serioze si mungesa e mjekëve nefrologë me kohë të plotë, ndonëse ky shërbim është jetik për pacientët me sëmundje renale. Mungesë dietologesh, që janë thelbesorë per regjimin ushqimor të pacienteve në dializë. Refuzim të pacientëve me insuficiencë akute renale, të cilët dërgohen në QSUT edhe në rastet e emergjencave, duke shtuar rrezik dhe sorollatje.
Pra, ndërsa shteti ka paguar oligarkun si për shërbim të standardeve të larta, në terren pacientët marrin trajtim të cunguar dhe jo sipas kontratës.
Koncesioni parashikonte që në 4 vitet e fundit të kontratës, kompania e Allajbeut të investonte për aparatura të reja të hemodializës, të cilat më pas i kalojnë spitaleve publike, por në materialin e shpërndarë mediave shkruan se
Sipas KLSH, ky investim “nuk ka nisur fare”, edhe pse kontrata u mbyll.
Pra, jo vetëm janë marrë para për shërbime të paplota apo të pakryera, por as detyrimet investuese të kontratës nuk janë përmbushur.
Auditimi i KLSH thekson se për vite me radhë qendrat e hemodializes të koncesionarit nuk janë monitoruar as për cilësinë e sherbimit, as per kostot, as për eficencën.
Ky koncesion ka qenë një përfitimin galopant për xhepin e Allajbeut, faturën e të cilit e ka paguar populli, por cinizmi i të pangopurve shkon deri aty sa të luajnë viktimën sikur kanë dalë me humbje. Pas 90 milionë eurove të paguara për një dekadë koncesioni, shteti shqiptar po trashëgon një sistem hemodialize të shkatërruar dhe të amortizuar, duke marrë sërish përsipër kostot e një shërbimi që mund dhe duhet ta operonte vetë që në fillim.