Ministri italian bën thirrje për negociata me Putinin: Sanksionet kanë dështuar

Ministri italian bën thirrje për negociata me…

Ministri italian i mbrojtjes tha se sanksionet ekonomike kundër Rusisë kanë dështuar dhe i bëri thirrje Perëndimit të përpiqet më shumë për të negociuar me presidentin Vladimir Putin për një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Guido Crosetto i tha gazetës së përditshme Il Mesaggioro se Perëndimi gabimisht besonte se sanksionet e tij mund të ndalonin agresionin e Rusisë, por gjithashtu se mbivlerësonte ndikimin e saj ekonomik në botë.

“Në vend të kësaj… e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë krizë është që të gjithë të përfshihen, së pari për të arritur një armëpushim dhe më pas paqe”, tha Crozeto.

Duke iu përgjigjur mungesës së vullnetit të Putinit për të negociuar, Crozeto u përgjigj se kjo është një arsye e mirë për të provuar më shumë.

Megjithatë, Crosetto mbrojti vendimin e Italisë për të vazhduar dërgimin e armëve në Ukrainë, duke thënë se qëllimi ishte të fitohej “kohë dhe kushte për të arritur një armëpushim dhe paqe”.

Në komente të tjera, Crozetto tha se nëse trupat ruse pushtojnë Kievin, kjo do të çonte në mënyrë të pashmangshme në konflikt me kombet e tjera, të cilat nuk do të pranonin tanke ruse në kufijtë e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit