Ministri izraelit: Do lëshojmë armë bërthamore në Gaza

Ministri izraelit: Do lëshojmë armë bërthamore në…

Ministri izraeli, ka përsëritur deklaratën se nuk përjashtohet opsioni për lëshimin e një arme bërthamore në Rripin e Gazës. Komentet e shefit për çështjet dhe trashëgiminë e Jerusalemit erdhën gjatë një vizite në qytetin Hebron në Bregun Perëndimor, ku ndër të tjera ka thënë se Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës, që po shqyrton akuzën për gjenocid kundër Izraelit, i ka të njohura qëndrimet e tij. Deklaratën për mundësinë e lëshimit të një bombe bërthamore në Gaza e bëri së pari nëntorin e kaluar, e cila i solli pezullimin nga detyra për një muaj me urdhër të kryeministrit Benjamin Netanjahu. Por ky vendim duket se nuk ka funksionuar, duke lëshuar të njëjtën deklaratë në më pak se dy muaj.

Kjo ngjalli reagimin e disa shteteve, përfshirë Turqisë, që kërkuan shpjegime nga Tel Avivi, pasi zyrtarisht Izraeli thotë se nuk posedon armë bërthamore. Ministri i Jashtëm, Izrael Katz, thotë se vendi i tij nuk po lufton vetëm kundër Hamasit, por edhe asaj që e quan “aks iranian i së keqes”. Sakaq, paqja nuk po duket askund në horizont. Hamasi është i hapur për lirimin e disa pengjeve në këmbim të një pauze të konsiderueshme në luftime.

Këtë e raporton Wall Street Journal, duke cituar burime egjiptiane, sipas të cilave grupi militant palestinez, u ka komunikuar ndërmjetësve gatishmërinë për negociata. Por Izraeli frenon dhe njofton se nuk ka asnjë zhvillim pozitiv në tratativat me Hamasin.

Qeveria e Tel Avivit vijon që të kryejë sulme në Gaza dhe njofton se ka vrarë 100 luftëtarë të Hamasit, në 24 orët e fundit. Kjo është një hakmarrje për 24 ushtarët izraelit që u vranë gjatë të martës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit