Ministri Lleshaj: Nuk do jem më ministër, nuk jam i përjetshëm!

Ministri Lleshaj: Nuk do jem më ministër,…

Sandër Lleshaj, Ministri i Brendshëm ka qenë sot në qytetin e Vlorës. Ai ishte prezent në qytetin bregdetar për prezantimin e forcave të reja ‘Shqiponja’.

Nga ky aktivitet Lleshaj ka deklaruar se nuk do të jetë më ministër. Deklarata e tij erdhi për të qartësuar zërat që qarkullonin në media për largimin e tij nga qeveria “Rama 2”.

“Asnjë nuk është i përhershëm në një post. Është e sigurt se s’do të jem më ministër sepse unë nuk jam i përhershëm në qeveri” – deklaroi Sandër Lleshaj. 

Ministri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu prezantoi strukturën e re ‘Shqiponja’ në Vlorë ku shtoi ndër të tjera:

“Qëllimi është lùfta e vendosur kùndër krímit. Është nevojë e dorës së parë që polícia të jetë e pajisur, e trajnuar etj. Sfída e re do të jetë lùftimi i krímit edhe aty ku nuk ka qenë traditë e fòrtë. Kryesisht në fushën e krímit kíbernetík dhe krímít ekonomik. Ftoj të rinjtë e diplomuar në sektorët përkatës ti bashkohen radhëve të polícisë.

Lleshaj nuk kishte si të mos komentonte dhe zhvillimet e OFL-së ku tha se pasuritë e krímit do të kthehen asete publike. Qyteti i Vlorës sipas tij nuk kryeson më listën e qyteteve kryesore të kultivímit të lëndëve nàrkotíke si rrjédhojë e punës së suksesshme të polícisë.

Në takim foli dhe Ardi Veliu i cili deklaroi: 

“Fòrcat Shqiponja në Drejtoritë Vendore kanë si qëllim bashkëpunimin me qytetarët dhe krijimin e një strukture policore moderne. Për të rritur parametrat e sigurisë, ky është shembulli më i mirë sepse siguria është një sipërmarrje e përbashkët. Strukturat që opérojnë në Vlorë kanë përbàlluar me sukses lùftën kundër kultívimit, trafíkimit në rrugë detare, përbàllimin e sezonit turistik dhe situatës së pamdemisë.    

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit