Ministri Lleshaj nuk njeh ligjin për Policinë e Shtetit

Ministri Lleshaj nuk njeh ligjin për Policinë…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar me deklaratat e tij në mbrojtje të dhunës së ushtruar nga policia në 17 maj, se në rastin më të mirë nuk e njeh ligjin e policisë dhe në rastin më të keq e ka shkelur atë me dashje dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

Në seancën dëgjimore në Kuvend për policët pa numër identifikimi në protestën e për shembjen e teatrit më 17 maj, Lleshaj tha me arrogancë dhe prepotencë se:

“Nuk do të shihni punonjës policie që do të kenë numra identiteti sepse janë të identifikuar nga drejtuesit e tyre. Të gjitha barrën për dështimin e operacioni e ka drejtuesit i tyre dhe emrat e tyre i dini.

Në qoftë se doni përgjegjësi politike, keni emrin tim. 

Policia e Shtetit nuk njeh hierarki, nuk njeh askënd tjetër përveç ligjit”. 

Deklarata e tij është e paligjshme. Ajo bie ndesh me ligjin dhe rregulloren e policisë së shtetit.

Në ligjin për Policinë e Shtetit, në nenin 89, saktësohet se punonjësi i policisë duhet të “përdorë uniformën, shenjat dhe simbolet e policisë vetëm gjatë kryerjes së shërbimit dhe në përputhje me rregullat e vendosura”.

Ndërsa në Rregulloren e Policisë së Shtetit, në nenin 37, i ndalohet punonjsëve të policisë që të heqin ‘simbolet, emblemën, gradat, stemat sipas shërbimeve të Policisë, shenjat dalluese etj. nga uniformat që kanë në përdorim; dhe të modifikojnë pjesë të veshjes policore.’

/Exit.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit