Ministri Niko Peleshi: Do monitorojmë vendin me dy satelitë 6 milionë dollarë

Ministri Niko Peleshi: Do monitorojmë vendin me…

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thënë sot në një konferencë për shtyp se do të nënshkruhet kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, që do të kushtojë 6 milionë dollarë.

Ministri Peleshi vuri në dukje se Shqipëria po hyn në një fazë të re të digjitalizimit. Kjo do ti bëjë të mundur Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore.

Gjithashtu ai bëri të ditur se dy satelitët do të mbajnë emrat Albania 1 dhe Albania 2 do të përdoren fillimisht për një periudhë 3-vjeçare.

Sipas ministrit, Shqipëria nuk e fillon nga zero këtë gjë pasi ka bërë një punë shumë të madhe deri më tani. Ka një agjenci që do të menaxhohë imazhet për të gjitha instituticionet që do të kenë nevojë.

“Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Shqipërisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit SateLogic SHBA.

Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, fillimisht për një periudhë 3-vjeçare, për monitorimin e territorit të Shqipërisë.

Satelitët do të quhen Albania 1 dhe Albania 2. Kjo do t’i mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore. Nuk e fillojmë nga zero. Është bërë një punë shumë e madhe deri tani.

Kemi një agjenci e cila do të jetë e përfshirë në menaxhimin e imazheve për të gjitha institucionet që do të kenë nevojë.

Pranë ministrisë së Mbrojtjes do të fillojë punë qendra e inovacionit ku do të ketë kërkim shkencor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, u shpreh Ministri Peleshi.

Në konferencën e sotme ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili po ashtu mbajti një fjalim në lidhje me këta dy satelitë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit