Ministri spanjoll i shëndetësisë 'jep lejen' për stërvitje, nisin nesër

Ministri spanjoll i shëndetësisë ‘jep lejen’ për…

Në Shqipëri duket e largët dita kur skuadra do të zbresin në strëvitje, e jo më në ndeshjet zyrtare, ndërkohë që në Europë duket se klubet janë duke marrë “dritën jeshile” për të rifilluar stërvitjen nisur që nga java e ardhshme.

Së fundmi, në Spanjë pritet që skuadrat të zbresin në stërvitje.

Salvador Illa, Ministri i Shëndetësisë në Spanjë, ka dhënë dritën jeshile sa i takon rikthimit të skuadrave në stërvitje, pas dy mujave pushimi të detyruar si rrjedhojë e pandemisë “COVID-19” që pushtoi mbarë botën.

Sipas Illa, stërvitja individuale nuk ka asnjë rrezik përhapjeje të virusit, si dhe stërvitjet e plota në grup, nën masat e duhura të higjienës, priten të rikthehen shumë shpejt.

Ja çfarë ka pohuar ai në një dalje për mediat spanjolle: “Të hënën, stërvitjet individuale janë të lejuara për klubet profesioniste. Nën masat e duhura të higjienës, do të lejohen dhe stërvitjet në grupe. Do të rikthehemi gradualisht, duke filluar që të hënën”, u shpreh ministri spanjoll i Shëndetësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit