Protestuesit janë larguar nga selia e Partisë Socialiste pas një serie sulmesh me shishe molotovi, që çuan në shpërthimin e zjarrit në disa vende.

Më pas, ata u drejtuan drejt Ministrisë së Brendshme, ku vazhduan me hedhjen e shashkave dhe molotovëve. Protesta ka vazhduar edhe pranë Bashkisë së Tiranës.

Atmosfera mbetet e tensionuar afër institucioneve të rëndësishme. Duket se protestuesit kanë si qëllim t’i drejtohen edhe godinës së Parlamentit.