Ministria e Jashtme shqiptare: Nuk i njohim referendumet e organizuara nga Rusia

Ministria e Jashtme shqiptare: Nuk i njohim…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, në një postim në median sociale “Twitter” ka bërë me dije se vendi ynë nuk i njeh referendumet e organizuara nga Rusia për të aneksuar 4 rajone në Ukrainë.

Sipas Ministrisë, rezultatet e paracaktuara nga këto referendume të rreme nuk do të njihen.

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Kjo deklaratë e Ministrisë së Jashtme vjen pas njoftimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për aneksimin nga Rusia të 4 rajoneve në Ukrainë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit