
Shqipëria përjetoi gjatë mesditës të së premtes një situatë të rënduar nga reshjet e dendura të shiut, të cilat i gjetën të papërgatitur qytetarët.
Edhe pse pjesa më e madhe e kontinentin europian është prekur nga stuhia ‘Cirian’ e cila ka sjellë përmbytje, era të forta, rrëshqitje dherash, bllokim rrugësh dhe anullim fluturimesh, autoritetet e vendit tonë nuk ishin të afta të parashikonin asgjë nga cikloni që po u ‘trokiste në derë’.
Instituti që merret me parashikimin e motit për vendin tonë, IGJEUM, parashikoi se vendi unë do të prekeshe nga reshje me intesitet të lartë, por nuk paralajmëruan përmbytjetet masive.
Në njoftimin e bërë publik, Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se në zonat urbane mund të ketë përmbytje të lokalizuara. “Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Përsa i përket lumenjve të mëdhenj, ata nuk përbejnë rrezik për përmbytje”, thuhet në njoftim Por ndodhi e kundërta.
Qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, patën përmbytje masive në rrugët urbane. Po ashtu tuneli në rrugën e Arbrit u përmbyt në hyrje të tij. 2 viktima u shënuan moti i keq për shkak të aksidenteve që u shkaktuan nga lagështia në rrugë. Ndërsa vendi u fut në kaos total.
Pra, edhe pse stuhia ‘Cirian’, i mori jetën tre personave në Itali dje, IGJEUM nuk ishte i aftë të parashikonte rrezikun që u përballen shqiptarët për më shumë se dy orë dhe i mori jetën 2 personave. Por nuk mbaroi vetëm këtu, me dhjetra biznese u përmbyten duke iu shkaktuar një dëm të madh ekonomik.
Po ashtu edhe Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Niko Peleshi dështoi që të paralajmëroj qytetarët për fuqinë e kësaj stuhie. Madje këta të fundit nuk bënë asnjë njoftim para se të ndodhte stuhia, por reaguan pasi mbaroi çdo gjë, duke thënë se janë në terren.
Por dështimi i ministrisë së drejtuar nga Peleshi, rrezikoi me mijëra jetë njerëzish të cilët ishin të papërgatitur dhe iu rrezikua jeta.
Në kohën kur vendet e tjera që u prekën nga suhia e fortë, paralajmëruan qytetarët për rrezikun që u kanoseshe. Ndërsa autoritetet tona dështuan, dhe lanë në mëshirën e fatit qytetarët dhe bizneset