Ministria e Shëndetësisë: Javën e ardhshme fillon skrining testimi për Koronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Javën e ardhshme fillon…

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Qendra për Shëndet Publik në Shkup bashkërisht me Institutin për Shëndet Publik po bën plan për skrining të personave të cilët konsiderohen se janë kategori kritike si punonjës shëndetësor, të punësuar në çerdhe, të punësuar në shtëpitë e plqeve, policë, shoferë të transportit publik dhe taksisë, dhe punonjës në sportele.

Siç thonë nga MSH, me skriningun do të mundësohet vlerësim më cilësor për lehtësimin e masave restriktive, por edhe dukshëm do të rritet numri i testimeve. Gjatë javës së ardhshme do të jetë gati edhe algoritmi i ri dhe do të definohet numri target i testimeve që do të bëhet në ditë.

“Strishot do të merren nga pikat ekzistuese dhe do të barten në Qendrat për Shëndet Publik. Strategjia e MSH-së në fillim të epidemisë ishte të testohen pacientët me simptoma dhe sipas kësaj strategjia punuam gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo dha rezultate të mira pa i ngarkuar kapacitetet e testimeve”, thonë nga MSH.

Nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë se gjatë ditëve të fundit është ulur numri i testimeve për coronavirus dhe se kjo është dëshmi se numri i pacientëve aktiv në vendit tonë zvogëlohet dukshëm që edhe një herë vërteton suksesin e hapave të deritashëm.

Nga kjo ministri thonë se testimi do të vazhdojë me metodologjinë e re dhe sipas rekomandimeve të epidemiologëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit