Ministria e Shëndetësisë: Të lindurit e viteve '80-'99, të vaksinohen për fruthin

Ministria e Shëndetësisë: Të lindurit e viteve…

Të gjithë personat e lindur nga viti 1980 e deri në 1999 dhe që nuk e dokumentojnë dozën e dytë ndaj fruthit, duhet të vaksinohen. Ky është udhëzimi më i ri që ka nxjerrë Instituti i Shëndetit Publik, e që u është shpërndarë të gjitha qendrave shëndetësore. Ky vendim erdhi pas shoërthimit të fruthit në vendin tonë, duke regjistruar deri më tani 17 fëmijë të infektuar. Autoritetet shëndetësore janë të alarmuar dhe kërkojnë që Ministria e Arsimit të ndërhyjë, pasi në shkolla janë pranuar nxënës pa paraqitur certifikatën e vaksinimit, sikundër ka ndodhur në një shkollë në Durrës ku vetëm 60% e nxënësve e kishin paraqitur këtë dokument.

Ndërkohë që ligji për sëmundjet infektive përcakton se asnjë fëmijë i pa vaksinuar nuk mund të frekuentojë kopshte, çerdhe apo shkolla. Mos vaksinimi ndaj fruthit i rriskon fëmijët edhe nga rubeola, po kështu janë të rriskuar gratë shtatzëna nëse preken nga fruthi.

Fruthi është konfirmuar në Tiranë dhe Durrës, por kryeqyteti rriskon më shumë pasi është rritur numri i të pavksinuarve. Ekspertët e shëndetit bëjnë thirrje për të vaksinuar fëmijët pasi sëmundja është shumë ngjitëse dhe deri vdekjeprurëse ka alarmuar edhe vende të tjera në Europë. Shumë prindër refuzojnë ta bëjnë këtë vaksinë, e cila përkon me 1-vjetorin, nga frika se mos ajo dozë shkakton autizëm tek të vegjlit e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit