Ministrja Denaj reklamon Noizy-in: Përveç se këngëtar, është edhe sipërmarrës

Ministrja Denaj reklamon Noizy-in: Përveç se këngëtar,…

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka promovuar këngëtarin e njohur si Noizy.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Denaj shkruan se përveç se këngëtar, Noizy është edhe sipërmarrës i njohur shqiptar.

Sipas saj, ai është një shembull për të gjithë sipërmarrësit.

“Noizy nuk është vetëm një këngëtar, kompozitor, por dhe sipërmarrës i njohur shqiptar.

3 vjet më parë nisi rrugëtimin e tij me kompaninë e veshjeve “Illyrian Bloodline” në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Prizren, Tetovë etj.. Së fundi edhe me restorantin Zins, në Durrës.

Sot ka të regjistruara 8 marka kombëtare, që njihen edhe në bote.

Ndërgjegjësimi për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale, nga personazhet publike, është shembull për të gjithë sipërmarrësit”,- shkruan Anila Denaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit