Ministrja e Bujqësisë si Veliaj, nuk i pëlqen kastraveci i shqiptarëve

Ministrja e Bujqësisë si Veliaj, nuk i…

Mijëra fermerëve u ka mbetur i bllokuar prodhimi i kastravecit në sera. Ndonëse jemi në fillim të sezonit bujqësor dhe prodhimet sapo kanë nisur të dalin në treg, fermerët hasen me po të njëjtin problem prej vitesh, mungesën e tregut. Në Lushnje, një kg kastravec shitet me 5 lekë kilogrami. Një arkë me peshë 20 kg, kushton sa një kafe, 100 lekë. Ky çmim për fermerët është një tallje e madhe, pasi mundi dhe lodhja e tyre po shkon dëm. Ata thonë se prodhimi nuk gjen treg dhe se kastravecin po ua marrin për “sevap” disa tregëtarë nga Kosova. Ky është viti më i dobët sa i përket shitjeve, pasi fermerët nuk po mbulojnë dot as shpenzimet që kanë kryer.

“Çmimi është katastrofë. Ku ta çojmë? Shyqyr që po marrin pak kosovarët. Rama, kryeministri ka ndikuar, Ballkani Hapur mbase ka ndikuar. Pikat e grumbullimit nuk mbledhin, nuk shkon thonë” – thonë fermerët.

Ministrja Anila Denaj, shëtit me aparat fotografik në takimet propagandistike që bënë për të treguar sesa lart ka ecur bujqësia në Shqipëri. Njësoj si Veliaj që ndjek këmba-këmbës nëpër Tiranë tregtarët e kastravecave, spinaqit dhe qepëve, kur i sheh teksa shesin buzë rrugëve, ministrja po ndjek një tjetër skemë duke bllokuar tregjet. Prodhimi dhe mundi i fermerëve nuk përqehet nga politikanët, të cilët me “Ballkanin e Hapur” por dhe me lehtësira të tjera, po fusin në Shqipëri produket e Serbisë, Turqisë, Egjiptit, Greqisë dhe vendeve të tjera prodhuese.

Përballë një konkurence të pandershme dhe të pasubvencionuar, fermerët shqiptarë po falimentojnë. Prodhimet e tyre bujqësore shpesh i hedhin në kanal, deri sa shumë prej tyre i braktisin tokat për t’u nisur në emigrim, si e vetmja mundësi për të jetuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit