Ministria e Shëndetësisë u kujdes të na shiste ministren Evis Sala si “një nga 10 gratë më me ndikim në botë në onkologji”, duke e mbuluar realitetin me parulla globale.
Ndërsa ministrja mban leksione morale për stafin mjekësor se si duhet t’u përgjigjen pacientëve, spitalet publike mbyllin sytë dhe mbijetojnë falë lëmoshës së oligarkëve.
Poltronët e kimioterapisë në Spitalin Rajonal të Vlorës të cilat ministria i paraqet si sukses të strategjisë kombëtare nuk janë blerë nga taksat e shqiptarëve, por janë dhuratë e radhës nga një biznesmen privat, ka raportuar prej kohësh JOQ.
Është e trishtë dhe hipokritë njëkohësisht të shohësh një “lidere globale” të katandisur në prerëse shiritash për poltronët e falur, ndërkohë që shteti shqiptar ka dështuar t’i sigurojë pacientëve me kancer kushtet minimale të trajtimit.