Ministrja Kushi thirrje studentëve të vaksinohen: Të tregohemi të përgjegjshëm

Ministrja Kushi thirrje studentëve të vaksinohen: Të…

Ministrja e Arsimit Evis Kushi u ka kërkuar studentëve të vaksinohen për nisjen e vitit të ri akademik. Ajo është shprehur se duhet të tregohen të përgjegjshëm. Kujtojmë se ka pasur protesta në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm, ku pjesë ishin edhe studentët.

“E ndërkohë sot, fatmirësisht kemi një situatë krejt tjetër. Edhe pse lufta me pandeminë vazhdon, procesi i vaksinimit masiv po na ndihmon të shkojmë drejt normalitetit në shumë fusha të jetës, përfshirë edhe arsimin, ku tashmë shumica e mësuesve, pedagogëve e studentëve në të gjithë vendin i janë bashkuar çdo ditë e më shumë kësaj fushate”, tha ministrja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit