Ministrja Kushi: Vendimi për mësimin me turne nuk është përfundimtar

Ministrja Kushi: Vendimi për mësimin me turne…

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi sot se vendimi për mësimin me turne nuk është përfundimtar.

Ajo ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë prindërve për kohëzgjatjen e mësimi dhe zhvillimin e tij me disa turne. E ftuar në rubrikën “Opinion”, Kushi tha se  ky vendim nuk është përfundimtar pasi bëhet vlerësimi i situatës pandemike në vend.

Kushi deklaroi se mësimi është i ngarkuar kryesisht në shkollat e qendrave të mëdha urbane ndërsa në ato rurale çdo gjë vazhdon normalisht. Po ashtu ministrja bëri me dije se sipas shifrave të fundit 87% e mësuesve janë të vaksinuar, 71% prej tyre kanë marrë dy doza.

“Është udhëzuesi i ministrisë baza ku ne marrim të gjitha vendimet. Unë e mirëkuptoj shqetësimi për kohëzgjatjen dhe mësimin me dy turne, por duhet të kuptojmë se jemi në kohë pandemie. Jemi dëshmitarë që kohët e fundit kemi pasur rritje të rasteve të reja. Ky vendim nuk është përfundimtar për të gjithë vitin shkollor. 78% e nxënësve në të gjithë vendin e zhvillojnë mësimiin me një turn. Ky vendim nuk është standard për të gjitha. Në ato klasa ku hapsira është e vogël bëhet me turne, kryesisht në qytetet e mëdha. Ndërsa në periferi e zonat rurale mësimi zhvillohet normalisht.  Tek shkollat e dëmtuar nga tërmeti ka edhe mësim me 4 turne dhe në këto raste jemi të detyruar ta bëjmë mësimin për 30 minuta.  Vitet e fundit ne aplikojmë 6 orë për 3 lëndë. Shpresoj që prindërit të na mirëkuptojnë për vendimet që kemi marrë. Procesi i vaksinimit të mësuesve po shkon shumë mirë. Sot 87% e mësuesve janë vaksinuar, nga këta 71% kanë marrë dy doza”- tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit