Ministrja për Fëmijët refuzoi të fliste për vrasjen e Mateos 8-vjeçar, Rama: Ka mungesë eksperience

Ministrja për Fëmijët refuzoi të fliste për…

Ministrja për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi para pak ditësh u pyet për tragjedinë në Fier ku mbeti viktimë 8-vjeçari Mateo Vasiu i cili u vra dhe më pas u gropos, por ajo iu shmang të gjitha pyetjeve lidhur me ngjarjen me arsyen se kishte një takim urgjent dhe se nuk kishte kohë për të dhënë përgjigje për ngjarjen.

“Nëse do e kishit lexuar VKM nuk do m’i kishit drejtuar këto pyetje. Më falni se kam një takim urgjent dhe nuk kam kohë.”-iu drejtua ajo gazetarëve.

Ditën e sotme, Rama ka reaguar për herë të parë pas refuzimit të ministres për reagim ndaj rastit. Sipas Ramës, Muzhaqi ka mungesë eksperience, teksa thekson se ka besim tek ajo. “E para e punës njëherë ajo është thjesht mungesë eksperience. Ajo është ministre e Rinisë dhe po punon dhe unë kam shumë besim në atë që do të bëjë ajo. Momente fatkeqe me mediat kanë pasur edhe të tjerë më herët, madje më shumë është mungesë e përvojës.”-deklaroi ai ndër të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit