Miqtë e portugezit që e therën në Ksamil: E vranë sepse mbrojti një vajzë që po e ngacmonin

Miqtë e portugezit që e therën në…

Dëshmi të reja kanë hedhur dritë mbi rrethanat e vrasjes së 20-vjeçarit portugez, Luís Miguel Varela Mendes, i cili u godit për vdekje me thikë në Ksamil gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës.

Sipas dëshmisë së dhënë nga miqtë e viktimës para Policisë shqiptare, konflikti nisi pasi 20-vjeçari ndërhyri për të mbrojtur një vajzë që po ngacmohej në rrugë nga një grup personash.

Në grupin e personave që po shqetësonin vajzën dyshohet se bënte pjesë edhe Sokrat Vata, i cili aktualisht konsiderohet si i dyshuari kryesor për vrasjen.

Debati verbal i nisur në rrugë vijoi deri pranë hyrjes së një resorti në qytetin bregdetar, ku ngjarja u përshkallëzua në dhunë fizike dhe përfundoi me goditjen fatale me thikë ndaj të riut portugez.

Autoritetet vendase po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësinë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Trupi i pajetë i Luís Miguel Varela Mendes ndodhet ende në Shqipëri, ndërsa pritet që rezultatet e autopsisë të zbardhin detaje shtesë mbi shkakun zyrtar të vdekjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit