Miratohen ndryshimet e reja për ndeshjet e mbetura të kampionatit anglez

Miratohen ndryshimet e reja për ndeshjet e…

Kampionati anglez pritet të vijojë me ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, duke filluar që prej 17 qershorit, ndërsa Premier League ka miratuar sot edhe ndryshimet që do të jenë të vlefshme vetëm për këtë verë.

Kështu është miratuar përdorimi i pesë zëvendësimeve për çdo skuadër në një ndeshje, natyrisht ashtu siç u miratua më herët edhe nga FIFA, që të ndalet vetëm tri herë koha për të përdorur këtë privilegj.

Gjithashtu nga shtatë futbollistë që lejohej të qëndronin në pankinë, tani trajnerët do të mund të mbajnë nëntë futbollistë në stol dhe do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje në lojë e sipër.

Në këtë mënyrë, trajnerët do të mund të racionalizojnë më mirë lodhjen te futbollistët, duke kryer 5 zëvendësime, ndërsa në fushë do të mund të ruhet ritmi i lartë, pavarësisht se do të luhet në temperatura mbi normalen. /tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit