Miratohet rritja e çmimit të energisë elektrike për furrat, pritet shtrenjtimi i bukës

Miratohet rritja e çmimit të energisë elektrike…

Furrat dhe pastiçeritë do të paguajnë më tepër për energjinë elektrike, sipas Entit Rregullator të Energjisë.

Çmimi do të jetë 7.6 lekë për kilovat vetëm për furrat, ndërsa për furrat që janë edhe pastiçeri energjia do të kushtojë 9.5 lekë, kurse kur ofrojnë edhe shërbimin si bar kafe, çmimi do të jetë 12 lekë.

Aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë. Fashat e reja të çmimeve u propozuan nga OSHEE, për shkak të abuzimit që këta subjekte kishin bërë me blerjen e energjisë si të ishin vetëm furra.

Energjia është kostoja kryesore që kanë të gjitha bizneset. Një lëvizje në fashën e energjisë do të reflektohet në çmimin e bukës.

Rritjet e propozuara janë 9.5-12 lekë.

 Duke qenë se një pjesë e madhe e furrave kanë edhe shërbime të tjera, atëherë pritet një rritje 1.8 lekë për kilovat, që mund të kemi rritje deri në 5% të çmimit të bukës, praktikisht jo më shumë se 10 lekë. Pra një bukë masive 600 gramëshe që kemi shot mund të shkojë rreth 125-130 lekë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit