Mirel Mërtiri i inceneratorëve të Veliajt kërcënon edhe mediat pas denoncimit të aferës korruptive

Mirel Mërtiri i inceneratorëve të Veliajt kërcënon…

Skandali i koncensionit të inceneratorëve të Tiranës, që do i kushtojë qytetarëve shqiptarë mbi 200 milionë euro, është denoncuar më herët edhe nga GazetaAtdheu.

Kompania e Mirel Mërtirit, që ka qenë pjesë e skandalit edhe në Zimbabve, ka ngritur një padi civile, i cili pretendon se është dëmtuar, dhe kërkon një dëmshpërblim prej 300 mijë lekësh, prej “NeWs 24” dhe “BalkanWeb”.

Kjo formë presioni bëhet në një moment kur mediat kanë publikuar raportin e detajuar të Kontrollit të Lartë të Shtetit me shkelje të panumërta në koncesionin e inceneratorit të Tiranës, që do t’i kushtojë mbi 200 milionë euro qytetarëve shqiptarë, dhe do të mbushë xhepat e shoqërisë, e cila është e regjistruar në shtet, dhe që njihet për lehtësirat e krijimit të kompanive guackë.

Në auditimin e KLSH, thuhet se kostot administrative janë fryrë me mbi 60 milionë euro në mënyrë të pajustifikuar.

“Focus Media News” do të vazhdojë të raportojë me transparencë të plotë çdo lajm që lidhet me koncesionin e inceratorëve, madje edhe pretendimet e përfituesve të kontratave, mjafton që ato të dalin me zë dhe me fytyrë përpara publikut, në mënyrë që qytetarët të shohin se në xhepat e kujt po shkojnë paratë e tyre, dhe të tregojnë se nuk janë fantazma dhe emra anonime.

/Burimi: Neës24/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit