Mirësevini në Shqipëri! Tre burra bëjnë për spital të moshuarën, shkak i konfliktit një burim uji

Mirësevini në Shqipëri! Tre burra bëjnë për…

Mund të duket e çuditshme, por në Shqipëri mund të rrihesh e të vritesh edhe për ujin e natyrës. Një konflikt banal ka ndodhur në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Një grua është dhunuar fizikisht nga tre burra të fshatit pas një debati të ndodhur. Violeta Muçaku, 52-vjeçe, është dhunuar barbarisht nga bashkëfshatari i saj Agim Facja.

Ai së bashku me dy djemtë e tij e kanë goditur 52-vjeçaren, fillimisht me lopatë dhe më pas duke e shkelmuar në bark. Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të burimit të ujit të pijshëm në lagjen e tyre.

Dyshohet se Agim Facja ka devijuar burimin e ujit duke e privatizuar. Violeta Muçaku ka kërkuar të mbush enat, por bashkëfshatari e ka dhunuar brutalisht. Sipas burimeve policore Facja edhe herë të tjera ka qenë protagonist i incidenteve të dhunshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit