Mirlinda e AKSHIT “tradhëton” Grigor Jotin për 500 milionët e Ilir Beqaj

Mirlinda e AKSHIT “tradhëton” Grigor Jotin për…

Është i ëmbël leku miq, e natyrisht jo vetëm për njerëzit e thjeshtë në përgjithësi, por edhe për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Duket se Mirlinda vazhdon përsëri të ndjekë rrugën e saj drejt tenderave të dyshimtë dhe natyrisht që do vazhdojë për sa kohë që SPAK fle gjumë më sy hapur. Në përgjithësi është vënë re një marrëdhënie e shkëlqyer mes Mirlindës së AKSHIT dhe Grigor Jotit të INFOSOFT, duke qenë se ky i fundit ka fituar pjesën më të madhe të “tortës” të tenderave që ka dhënë AKSHI dhe drejtoreshë Mirlinda. Por duket se diçka ka ndodhur së fundmi, pasi Mirlinda e ka “tradhëtuar” Grigor Jotin me Ilir Beqajn.

Si duket e kanë joshur 500 milionët që ky i fundit ka ofruar në një procedurë prokurimi të organizuar pikërisht nga Mirlinda Karçanaj. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-96703-05-28-2021 dhe me objekt “Mirëmbajtje e Sistemit të Arkivës Digjitale dhe Sistemit Financiar të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit”. Ky tender ka si fond limit vlerën prej 41,645,790 lekë të reja pa TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin e tenderit, vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani.

Por pikërisht këtu fillon çudia. Të tria kompanitë pjesëmarrëse kanë ofruar çuditërisht vlera thuajse identike. Natyrshëm lind pyetja: Si ka mundësi që të gjitha kompanitë të kenë ofruar thuajse të njëtën vlerë? Përgjigjia vetëkuptohet. Sipas praktikave ndërkombëtare të tenderave, një fakt i tillë sinjalizon se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar dhe ku të gjithë pjesëmarrësit bien dakort se fituesi do të jetë pikërisht i parazgjedhuri. Në këto raste zakonisht nuk ka asnjë ankesë pasi zgjidhet fituesi. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në këtë rast, ku askush nga dy firmat humbëse nuk ka bërë ankesë.

Përfundimisht fituese është shpallur firma INTECH + për vlerën 38,268,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Zyrtarisht pronar është Sokol Sinani, mik dhe ortak i vjetër i Ilir Beqaj, por në fakt rezulton nga dokumentet se deri në datë 09.09.2013 ortak i kësaj kompanie ka qenë edhe vetë Ilir Beqaj. Pas ardhjes në pushtet të PS, Beqaj i shiti aksionet tek miku i tij Sokol Sinani, por “de facto” mendohet se Beqaj është vetë “pas kuintave” duke “kullufitur” milionat e Mirlindës. Së fundmi vlera fituese rezulton të jetë 91.88% e fondit limit të tenderit, një tjetër fakt i dyshimtë ky, që zakonisht vihet re në rastin kur fituesi ka qenë i paracaktuar./ JOQALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit