Mirlinda Karçanaj planifikon të harxhojë 2.4 miliardë për mirëmbjatjen e recetave elektronike

Mirlinda Karçanaj planifikon të harxhojë 2.4 miliardë…

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, planifikon që të harxhojë rreth 2.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH vetëm për mirëmbajtje. Siç dihet me justifikimin e mirëmbajtjes janë dhënë qindra milionë e miliarda lekë nga institucionet e ndryshme shtetërore por që në fakt kanë përfunduar nëpër xhepat e organizatorëve dhe të firmave fituese. Kjo pasi vetë termi mirëmbajtje lë shumë vend për abuzim.

Në rastin konkret, Mirlinda Karçanaj ka organizuar një tender me numër reference REF-88668-03-01-2021 dhe me objekt “Mirëmbajtja e sistemit e-Receta – për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”. Sisitemi e-receta zëvendëson procesin e lëshimit të recetës në letër nga nga e mjekut në mënyrë elektronike dhe gjithçka aksesohet online.JOQALBANIA

Në parim sistemi është mjaft i thjeshtë, dhe nuk kuptohet se përse duhen harxhuar 2.4 miliardë lekë për mirëmbajtjen e tij, kur në thelb qëllimi i mirëmbjatjes është thjesht sigurimi që nuk do të ketë probleme në funksionmin e tij normal. Duket se gjithçka është një lojë fjalësh vetëm e vetëm që të gjendet një mënyrë për të marrë edhe ca miliarda nga buxheti i shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit