'Mirupafshim maska': Orban thotë se Hungaria e mundi valën e tretë të pandemisë

‘Mirupafshim maska’: Orban thotë se Hungaria e…

Budapest – Hungaria do të heqë shumicën e kufizimeve të mbetura  për COVID-19, përfshirë një shtetrrethim gjatë natës, sa më shpejt që numri i të vaksinuarve të arrijë 5 milion këtë fundjavë, tha të premten, Kryeministri Viktor Orban.

Orban i tha radios shtetërore se maskat nuk do të kishin më nevojë të mbaheshin në publik dhe grmbullime deri në 500 persona mund të mbaheshin jashtë, me aktivitete në hapësira të mbyllura dhe të hapura për njerëzit me karta vaksinimi.

“Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë,” tha Orban, duke shtuar se ka ardhur koha për t’i thënë “lamtumirë maskave” në vendet publike.

Hungaria është i vetmi vend i BE që ka aprovuar dhe përdorur vaksina ruse dhe kineze në sasi të mëdha para se Agjencia Evropiane e Barnave t’i shqyrtojë ose miratojë ato.

Kjo i ka mundësuar asaj të arrijë një nga nivelet më të larta të BE të vaksinimit, me 50% të popullsisë së saj prej rreth 10 milionësh që ka marrë tani të paktën një dozë.

Shumica e aspekteve të industrisë së saj të shërbimit janë përsëri në veprim, duke përfshirë hotele, restorante, llixha, teatro, kinema, palestra dhe vende sportive.

Ekonomia u tkurr me 5% vitin e kaluar dhe Orban, i cili përballet me zgjedhje në 2022, tha se rritja e PBB-së e këtij viti mund të jetë më e lartë se parashikimi aktual i qeverisë prej 4.3%.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit