Mirush Kabashi: Artistët sot janë të ndarë në rozë dhe blu, në diktaturë kishte më shumë liri

Mirush Kabashi: Artistët sot janë të ndarë…

Aktori Mirush Kabashi ka folur në emisionin “Provokacija” për situatën e artitit në Shqipëri, duke e krahasuar me situatën në kohën e komunizmit.

Kabashi tha se asokohe artistët ishin më të lirë dhe kishin më shumë përfaqësi në radhët e tyre.

Ai theksoi se sot artistët drejtohen nga një grup njerëzish të përcaktuar nga qeveria të cilët kanë në dorë fatin e personave të talentuar.

Kabashi deklaroi se artistëve sot i mungon dinjiteti, për shkak se nuk kanë status dhe as mimimumin e mbrojtjes sikurse një nëpunës civil.

“Ligji për Teatrin thotë se drejtorin artistik të institucionit e zgjedh kryeministrin dhe bordin e zgjedh ministri. Ka një politizim të jashtëzakonshëm. Para vitit 90 ka qenë më tolerant. Ndërsa sot ata janë të detyruar të jenë të partisë së pushtetit. Ramiz Alia nxori një ligj që ia heq të drejtën partive për Teatrin dhe ia delegontë këshillave artistikë që zgjidheshin nga komuniteti artistik.

Ka pasur një klimë më liberale dhe ka funksionuar. Unë në vitin 1990 kam bërë një recital “Për demokracionë”. Sot drejtori i institucionit të vjen me shpatë se është i zgjedhur nga kryeministri. Ai mund të bëjë edhe produksionin e partisë në zgjedhje. Politikës i duhet teatri sepse do ta shrtëzojë për propagandën politike. Artistët herë i lavdërojnë. Artistët sot i ke të ndarë në rozë dhe blu. Artistët duhet të jenë të larguar nga kjo pikë.

Luhet me ekzistencën. Ti mund të kesh talent, por nëse drejtori që vjen të shikon si armik sepse kanë një aftësi të jashtëzakonshëm për të linçuar të aftin. Në krye të Teatrit duhet një person që zgjidhet nga komuniteti artistik. Sot e gjithë jeta e vendit është e politizuar.

Artistëve sot i mungon dinjiteti. Të djathtët na kanë pas premtuar por sot as status nuk ka artisti. Nuk ka mbrojtje as si një nëpunës civil. Duhet luftuar dhe unë do i bëj thirrje edhe shoqatës për Teatrin të luftojnë për ligjin”, deklaroi Kabashi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit