Mirush Kabashi prítet të vendoset kryetar partie i lëvizjes së njohur

Mirush Kabashi prítet të vendoset kryetar partie…

Mirush Kabashi aktori i mirënjohur, mund të jetë kryetar i një force të re politike. Ai pritet të marrë përsipër drejtimin honorifik të partisë që do krijojë ‘Nisma Thurje’ dhe deputetja Rudina Hajdari.

Aktori Kabashi prej vitesh interpreton monodramës “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, i është bashkuar ndër të parët ‘Nismës Thurje’. Një vit më parë ai u përfshí në fushatën prezantuese të nismës në gjithë Shqipërinë e cila u mbýll me një takim të madh në Pallatin e Kongreseve. Kjo nismë pati realisht një impakt të madh për vendin dhe për Shqiptarët.

Ende nuk është bërë zyrtare, por Panajot Soko, drejtues i ‘Nismës Thurje’ e nënkuptoi gjatë një interviste në Report Tv. Ai u pyet nëse Rudina Hajdari mund të jetë kryetarja e partisë së re por Soko u përgjigj se nëse duhet për arsye dokumentacioni atëherë për kryetar do propozohet një figurë e njohur e vendit, një artist që është bashkuar me vlerat dhe idetë e ‘Nismës Thurje’.Aktori Mirush Kabashi mund të marrë drejtimin e partisë së Nisma Thurje -  Albeu.com

Mirush Kabashi është pjesë e pandàshme dhe shumë e rëndësishme e ‘Nismës Thurje’. Ai për momentin është tërhéqur nga aktiviteti për arsye shéndetésore. Por të gjithë shpresojnë dhe besojnë që ai të përmirësohet nga shëndeti dhe të marrë përsipër postin e ri , atë të kryetarit të partisë ‘Nismës Thurje’ duke dhënë eksperíencën dhe kontributin e tij në sfídímin e klasës aktuale politike.

Drejtuesit e ‘Nismës Thurje’ janë pyetur nga ‘Dosja.al’, dhe kanë thënë: “Nuk duam të kemi kryetar në kuptimin klasik, por nëse duhet për çështje të regjsitrimit në Gjýkatë dhe KQZ, do të propòzojmë një figurë të nderuar, mundësisht nga fusha e artit”, thanë ata, pa specifikuar një emër të veçantë.

Nëse Mirush Kabashi bëhet kryetar i ‘Nismës Thurje’, partia e re do ngjajë me lëvizjen “5 yjet” e Bepe Grillos e cila sot është partia kryesore e koalicionit qeverisës në Itali.

Vlen të përmendet se Mirush Kabashi është ndër personalitet e Shqipërisë i cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit” dhe mban titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh i Punës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit