“Miss Universe 2021”, ja cila rrëmbeu kurorën e më të bukurës këtë vit

“Miss Universe 2021”, ja cila rrëmbeu kurorën…

Meksika rrëmbeu vendin e parë në Miss Universe 2021. Ishte bukuroshja Andrea Meza e cila u kurorëzua si më e bukura e eventit të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Hard Rock Hotel & Casino në Hollywood, Florida. Eventi shënoi dhe rikthimin e konkursit pas anulimit në 2020 për shkak të pandemisë Covid-19 , e cila pezulloi shumë aktivitete në botë përfshirë dhe Miss Universe.

Meza ia doli të triumfonte si më e bukura nga 70 vajza të tjera në garë duke lënë pas në vendin e dytë Brazilin dhe në vendin e tretë Perunë.

Eventi u mbajt me një shikueshmëri dhe interesim të gjërë nga publiku. Në krye të organizimit të eventit ishte aktori amerikan Mario Lopez.

“Jam shumë e nderuar që jam zgjedhur në mesin e 73 grave të tjera mahnitëse me të cilat kam qëndruar sonte”, u shpreh Meza ndër lotësh në fjalimin e saj para pulikut.

Sa për vendin tonë, Shqipëria u përfaqsua nga 23-vjeçarja Paula Mehmetukaj ,e cila u shpall fituese e Miss Universe Albania 2020.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit