Missi shqiptar rrëfen historinë e trishtë: Më kanë trafikuar e përdhunuar kur isha 13 vjeçe

Missi shqiptar rrëfen historinë e trishtë: Më…

Tuti Sejdiu 19-vjeçarja nga Gjilani rrëmbeu pak ditë më parë kurorën e bukurisë.

Pasi mori çmimin, bukuroshja kosovare tha se kurorën ia dedikon babait të saj, karrigia e të cilit ishte bosh pasi ndodhet në burg.

“Arsyeja që kam ardhur në Miss Universe është familja ime, kishin gjithmonë qejf të shpallesha Miss. Kam aplikuar, kam ardhur dhe nuk e besoja që do e fitoja.

Kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time pasi gjatë jetës së tyre kanë sakrifikuar shumë për mua, e vazhdojnë që të sakrifikojnë. Jam e mërzitur sepse shoh gjithë familjen aty dhe vetëm një karrige është e zbrazët sepse mungon babai im.

Është sot në burg për mua sepse ka luftuar për padrejtësinë që më kanë bërë”, u shpreh Tuti.

Pas këtyre fjalëve fshihet një histori e errët dhe e trishtë për “Miss Kosovën”.

Mirëpo 19-vjeçarja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve kur gjatë një interviste për “ATV” zbuloi se 6 vite më parë është trafikuar në Serbi nga një person që jeton përballë shtëpisë së saj dhe është përdhunuar nga njerëz të ndryshëm.

Tuti Sejdiu tregoi se i ati trokiti në të gjitha dyert e institucioneve për të kërkuar ndihmë për gjetjen e saj dhe për këtë arsye sot ndodhet në burg.

Sejdiu u shpreh gjatë intervistës se trafikuesi i saj dhe përdhunuesit janë të lirë dhe gjatë gjithë kohës merr kërcënime të ndryshme.

Rrëfimi i plotë:

Në moshën 13-vjeçare jam trafikuar nga Kosova në Serbi dhe përdhunuar nga persona të ndryshëm, derisa prindi im nuk ka lënë institucion pa kërkuar drejtësi, për ata njerëz që janë munduar të ma marrin jetën dhe sot janë të lirë nuk janë në burg.

Vetëm se ka kërkuar ndihmë për mua, babai nuk është pranë meje por në burg.

Vetëm që kërkoi ndihmë për drejtësi, sepse drejtësi s’ka pas asnjëherë. Më e rënda është që unë nuk e di a është mirë, as nuk e lejojnë të na telefonojë, as ti japim rroba, as ta shohim.

Nuk e di a është mirë, e them publikisht se do të luftoj për babin, jo për veten dhe do e vendos drejtësinë në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit