Mister: Kjo është fotoja e fundit në celularin e Carolinës natën e vrasjes

Mister: Kjo është fotoja e fundit në…

Është publikuar fotoja e fundit që e ndjera Caroline kishte me “Screenshot” në celularin e saj.

Në foto siç shihet është bashkëshorti i saj i cili po mban në krahë vogëlushen e tyre, Lydia të shtrirë në divan.

Koha që tregohet në foto është 00:00: 23, kohë që sipas dëshmisë së parë të bashkëshortit të saj, Caroline po përleshej me autorët e krimit.

Por sipas raportit mjeko-ligjor vrasja ndodhi  nga ora 04:05 deri në orën 4:11 të mëngjersit, ndërsa karta e kujtesës nga kamera ishte hequr rreth orës 1 të mëngjesit, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se ai kishte përgatitur çdo gjë para kryerjes së krimit.

Dhe ndërsa fotografia hedh dritë mbi lëvizjet e pilotit, ajo është ende e panjohur dhe nuk është sqaruar pse Caroline  zgjodhi në atë kohë për të mbajtur këtë fotografi me “screenshot”.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit