Mister vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, 10 persona shoqërohen në polici

Mister vrasja e çiftit të moshuar në…

10 persona janë shoqëruar nga policia pas ngjarjes së rëndë në fshatin Bodrisht në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjet i pajetë në banesën e tyre.

Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, kishin në trup shenja të shumta dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, duke parë se nuk ka patur hyrje me dhunë në shtëpi, policia përjashtoi pistën e një grabitjeje me dhunë, duke i përqendruar hetimet tashmë në dy drejtime.

Policia dyshon se mund të ketë ndodhur ndonjë konflikt mes të moshuarve ose ata mund të jenë dhunuar nga një person i tretë.

E megjithatë do të jetë ekspertiza e mjekësisë ligjore ajo që do të provojë përmes analizës së ADN nëse bëhet fjalë për ndonjë person të panjohur si autor i krimit krim apo është vrasje mes tyre.

Ngjarja e rëndë u zbulua pas një telefonate që mbesa e viktimës i bëri një prej fqinjëve të çiftit, pasi familja përgjigjej në celular.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit