Misteri, del raporti i mjekësisë ligjore: Pse vdiq 16 vjeçarja shqiptare në Greqi

Misteri, del raporti i mjekësisë ligjore: Pse…

Ka dalë sot raporti mjekoligjor pas vdekjes së mistershme të 16-vjeçares me origjinë shqiptare, një Trikala të Greqisë.

Sipas informacionit te ekspertizës thuhet se vajza ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga lartësia, pasi ka pësuar goditje shumë në rënda në kokë dhe në kraharor.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të kuptuar arsyen se përse Maria iu drejtuar kishës “Profet Ilia”, në orët e vona, pasi kishte përfunduar takimin me policin 27-vjeçar, ku sipas deklaratave të tij, e kishte dorëzuar vajzën në shtëpi dhe nuk e kishte shoqëruar në tempull.

Familja nga ana tjetër, e mohon në mënyrë kategorike mundësinë e vetëvrasjes dhe bën apel që drejtësia të zbardhë rastin, pasi kanë dyshime të forta se vajzën e kanë vrarë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit